Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari, plagoset një tjetër

Diaspora

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari, plagoset një tjetër

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Greqi

Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Drama-Eksoxi në Greqi, me pasoja fatale për dy persona. Ngjarja ndodhi 30 minuta pas mesnate.

Mediat greke raportojnë se në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga një 41-vjeçar grek me një mjet që drejtohej nga nj 61-vjeçar shqiptar.

Raportohet se përplasja ka qenë fatale, ndërkohë që dy shoferët kanë ndërruar jetë.

Sakaq, raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat