U përplas nga një automjet, 31-vjeçarja shqiptare gjen vdekjen e menjëhershme në Itali

Diaspora

U përplas nga një automjet, 31-vjeçarja shqiptare gjen vdekjen e menjëhershme në Itali

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjeçare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë.

Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjet e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat