Drogë dhe vjedhje energjie elektrike në Itali, në pranga 6 persona - mes tyre 4 shqiptarë

Diaspora

Drogë dhe vjedhje energjie elektrike në Itali, në pranga 6 persona - mes tyre 4 shqiptarë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 09:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritet italiane kanë arrestuar 6 persona ku mes tyre edhe shqiptarë pasi ata akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe kanë vjedhur energji elektrike për të kryer aktivitetin e tyre.

Sipas mediave italiane babë e bijë italianë kishin mbjellë një plantacion të madh me kanabis në një zonë gati të paarritshme në malin Terminio ku në bashkëpunim me shqiptarët punonin në këtë serë.

Për të bërë të mundur rritjen e 500 bimëve kanabis ata kishin siguruar drita dhe ventilatorë të cilët i vinin në punë për lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas hetimeve nga korriku 2018 deri në korrik 2023 janë vjedhur mbi dy milionë e gjysmë kWh për një vlerë prej gati katër milionë e gjysmë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat