U kap me 10 kg kanabis në makinë, dënohet me burg i riu shqiptar në Britani (EMRI)

Diaspora

U kap me 10 kg kanabis në makinë, dënohet me burg i riu shqiptar në Britani (EMRI)

Më: 6 mars 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Mirjam Kovaci është arrestuar dhe dënuar me 16 muaj burg në Britani pasi është kapur në makinë duke transportuar 10 kg kanabis.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt midis Penrith dhe Carlsie, teksa 22-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet të tipit “Volvo S60” dhe u ndalua nga policia për kontroll rutinë.

Fillimisht Kovaci dha emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna false. Gjatë kontrollit fizik ne makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 10 pako me kanabis me peshë mbi 10 kg të vlerësuar me rreth 34000-39000 paund, por nëse shitet në rrugë vlera e saj mund të arrijë në 100,000 paund.

Në seancën gjyqësore Kovaci pranoi akuzat për posedim të kanabisit me qëllim shitjen dhe identitet të rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat