Goditet grupi shqiptaro-moldav në Spanjë, një grua u siguronte kontratat e shtëpive për kanabis

Diaspora

Goditet grupi shqiptaro-moldav në Spanjë, një grua u siguronte kontratat e shtëpive për kanabis

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Spanjë

Një aksion i policisë spanjolle kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka vënë në pranga pesë shqiptarë dhe moldavë.

Bëhet me dije se ata janë arrestuar në Murcia dhe Alicante ku dhe është goditur një organizatë kriminale e lidhur me mafian shqiptare që merrej me trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumentacionit për persona të cilët synonin të vendoseshin në këtë zonë përgjithmonë.

Të arrestuarit merrnin me qera shtëpi të ndryshme me qëllim përdorimin e tyre si një bazë për kultivimin e kanabisit dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas rapotimeve, mësohet se ishte një grua ajo që merrej me mbylljen e kontratave me agjentët e pasurive të paluajtshme, për të marrë me qera prona me vendndodhje në bregdet të Murcias dhe Alicantes. Qëllimi i marrjes me qera i vilave ishte kultivimi i marijuanës dhe kanabisit në ambiente të mbyllura, duke arritur të kryejnë deri në 4 plantacione të plota çdo vit. Shpërndarja e këtyre lëndëve narkotike u siguronte atyre fitime të mëdha.

Të arrestuarit vepronin në mënyrë hierarkike duke ndarë rolet e ndryshme në nivele të ndryshme, me shoferë, lokalizues të shtëpive që do të merrnin me qera dhe roje sigurie të cilët i përdornin si ‘ushtarë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat