Orë kommorative për Isuf Qetajn në Frankenthal

Diaspora

Orë kommorative për Isuf Qetajn në Frankenthal

Nga: Gani Kryeziu Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:44
Orë kommorative për Isuf Qetajn

Sot me datën 19 dhjetor 2021 në Frankenthal duke filluar nga ora 12.00, Dega e LDK-së për Gjermani në krye me kryetarin Z.Osman Ferizi bashkë me Nëndegët dhe Shoqatat organizuan një orë komemorative në nderim të jetës dhe veprimtarisë së antarit të kryesisë së Degës së LDK-së për Gjermani, antarit të kryesisë së Shoqatës "Sali Çekaj“, kryetarit të Nëndegës së LDK-së për Minhen Isuf Dem Qetaj, i cili ndërroi jetë me 8 dhjetorë 2021.

Vdekja e Isufit në moshë të re piklloi jo veçse familjen, por gjithë bashkveprimtarët të cilët e njohën, bashkëluftëtarët që si i ri ju bashku për ta mbrojtur tokën Dardane. Para se të filloj ora komemorative u interpretua himni Kombëtar, pastaj himni i Kosovës, "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë", u mbajt një minutë heshtje për të nderuar veprën dhe kontributin e të ndjerit Isuf Qetaj.

Orën komemorative e filloi kryetari Osman Feri duke i falënderuar të pranishmit për pjesmarrje, një falenderim të veçant e bëri për kryesinë e Nëndegës së LDK-së për Rheinland-Pfalz Gjermani, dhe i njoftoi të pranishmit për programin e orës komemorative. Pastaj një fjalë rasti e bëri nënkryetari i degës së LDK-së për Gjermani Z. Tahir Buqolli, i cili në pika të shkurta foli për jetën dhe veprën e të ndjerit Isuf Qetaj.

Image
Orë kommorative për Isuf Qetajn

Gjatë orës komemorative nga Z.Berat Rexhaj u lexuan telegrame ngushëllimi nga shtete të ndryshme. Hilmi Gashi, antarë i kryesisë në nëndegën Nord Wesfalen, gjithashtu në emër të kësaj nëndege mbajti një fjalë rasti, në emër të familjes Isuf Qetaj foli Brahim Qetaj. Në emër të familjarëve të dëshmorëve një fjalë rasti e foli Smajl Çekaj vëllau i heroit të Komandantit të luftës së Koshares Sali Çekaj. Në fundë kryetari Osman Ferizaj edhe një herë i falendëroi të pranishmit .

Lavdi për të ndjerin Isuf Qetaj.

Image
Orë kommorative për Isuf Qetajn
Image
Orë kommorative për Isuf Qetajn

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat