Policia greke zbardh atentatin e shqiptarit në Greqi, shpallen në kërkim dy bashkëkombësit e tij

Diaspora

Policia greke zbardh atentatin e shqiptarit në Greqi, shpallen në kërkim dy bashkëkombësit e tij

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Policia greke zbardh atentatin e ndodhur më datë 10 tetor ne Kifisia. Në këtë zonë, u gjet i plagosur një shtetas shqiptar në anë të rrugës.

Shqiptari 39 vjeç, me precedentë penalë u gjet i qëlluar me armë zjarri në aksin Athinë - Lamia.

Është shpallur në kërkim një shqiptar 44 vjeç dhe një vajzë shqiptare 35 vjeç, bashkëpunëtorë.

Ata akuzohen për grabitje dhe tentativë vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat