Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 13-tëKjo etapë u zhvillua në Ditën e Bastille, Ditën e Pavarësisë së Francës, e cila këtë vit bie të premten, kështu që rruga ishte e mbushur me adhurues për shkak të pushimit. Dhe në këtë ditë kremte të Francës ngadhënjeu çiklisti Warren Bargul, i cili shtegun Saint Girons - Foix, të gjatë 100 kilometra e përshkoi për 02h36'29'', duke lënë prapa në pozitën e dytë kolumbianain Nairo Quinatana dhe spanjollin ish fituesin e Taour de Framce më 2013 Alberto Contador. Në renditjen e përgjithshme sa i përket kreut nuk ka ndryshime dhe pas etapës së 13-të dhe prinë italiani Fabio Aru me kohë të përgjithshme 55h30' 06''. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 363 pikë, ndërsa francezi Warren Bargul bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe(polka) me 94 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates me kohë prej 55h32'10'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte spanjolli Alberto Contador dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1.
Të shtunën çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 14-të në shtegun Blagnac - Rodez, të gjatë 181 kilometra. Pjesa e parë e shtegut është i sheshtë por pjesa e dytë apo finishin ka shumë kodra dhe do të jetë i vështirë për garuesit. Çiklistët nisën nga në qytetin Blagnac me 26 mijë banorë që ka një Ekonomia: Qendra Evropiane e Aeronautikës (Airbus, ATR, Safran, Air France Industries, kërkime, pajisje), aeroportin Toulouse-Blagnac (8 milionë pasagjerë), 1,700 kompani dhe dyqane, selinë e Odës Ekonomike të Qarkut Occitanie. Sport: 56 klube dhe 45 disiplina, 10,600 anëtarë. Blagnac-Saint-Orens, Blagnac Sporting Club Rugby, Guidon Sprinter Club Vélo sport 31, Klubi i Tenisit Blagnac, Klubi i Futbollit Blagnac, Klubi i Boksit Blagnac, Klubi Hockey Blagnac, Gjimnazi Elan. Ngjarje: 10 dhe 21 km (shëtitje dhe gjysmë-maratonë), boks kampionate franceze, tenis Open. Trashëgimia: manastiri Dominik (shekulli i 17-të), kisha Saint-Pierre, Odyssud (sallë koncerti, 160,000 spektatorë në vit), Muzeu Aeroscopia. Çiklistët garën e mbyllin në Rodez me 26.100 banorë dhe një Ekonomi: 3,800 kompani që ofrojnë 35,000 vende pune - industria ushqimore, industria mekanike, digjitale dhe botuese (RAGT, Bosch, RM Ingénierie, Sopra Group), arsimi i lartë, turizmi. Sport: Stade Rodez Aveyron (rugby, divizioni i tretë), ROC Hendboll AVEYRON (Kombëtar 1), Stade Rodez Aveyron Basket (Kombëtare 2), Rodez Aveyron Football (divizioni i parë i grave, divizioni i katërt i meshkujve). Ngjarje: tubimi i Rouergue, shfaqja ndërkombëtare e Combelles, Octogonale gran fondo. Trashëgimia: Katedralja e Notre-Dame (shekujt 13 deri 16), pallati i peshkopit, sheshi i Onet, urë Comencau, Muzeu Soulages, Muzeu Fenaille, Muzeu Denys-Puech.
Rezultatet e etapës së 12-të
1. Warren Barguil (Fra.) TEAM SUNWEB 02H 36' 29''
2. Nairo QUintana (Kol.) MOVISTAR TEAM 02H 36' 29''
3. Alëberto Contador (Spa.) TREK – SEGAFREDO 02H 36' 29''
4. Mikel Landa Mikel (Spa.) TEAM SKY 02H 36' 31''
5. Simon Yates (SHBA) ORICA - SCOTT 02H 38' 08''
6. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS 02H 38' 08''
7. Michal Kwiatkowski (Pol.) TEAM SKY 02H 38' 17''
8. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY 02H 38' 17''
9. Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM 02H 38' 17''
10. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE PROFESSIONAL 02H 38' 17''
Renditja e përgjithshme
1. Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM 55H 30' 06''
2. Christopher Froome (Brit. M.)TEAM SKY 55H 30' 12''
3. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE 55H 30' 31''
4. Rigoberto Uran (Kol.)CANNONDALE DRAPAC 55H 30' 41''
5. Mikel Landa (Spa.) TEAM SKY 55H 31' 15''
6. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS 55H 31' 38''
7. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT 55H 32' 10''
8. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM 55H 32' 13''
9. Louis Meintjes (Afrika J.) UAE TEAM EMIRATES 55H 34' 57''
10. Alberto Contador (Spa.) TREK - SEGAFREDO 55H 35' 28''
Renditja e ekipeve
1. Team Sky (Brit. M.) 166H 35' 40''
2. AG2R La Mondiale (Fra.) 166H 54' 58''
3. Movistar Team (Spa.) 167H 36' 40''
4. BMC Racing Team (SHBA) 168H 04' 46''
5. Team Fortuneo – Oscaro (FRA) 168H 28' 07''