Trajneri i Brazilit me deklaratë interesante pas humbjes nga Belgjika

Botërori 2018

Trajneri i Brazilit me deklaratë interesante pas humbjes nga Belgjika

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 23:28
Tite

Trajneri i Brazilit, Tite, është deklaruar pas eliminimit nga Kupa e Botës, ku skuadra e tij u mposht 2:1 nga Belgjika.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe kishim shumë, shumë posedim dhe shumë mundësi”, ka deklaruar Tite.

“Por Belgjika ishte më efektive në konvertimin e mundësive të tyre. Ata kanë lojtarë cilësorë dhe i përfunduan mirë ato raste”.

“Courtois gjithashtu bëri diferencën në këtë ndeshje”.

“Ishte një lojë shumë mbresëlënëse mes dy ekipeve me cilësi fantastike. Për të gjitha dhimbjet që ndjej tani, nëse ju pëlqen futbolli duhet shikuar këtë ndeshje. Do t’ju jap kënaqësi. Nëse jeni neutral mund të rrini duarkryq dhe të thoni: “Çfarë ndeshje”. Kushdo që e vlerëson futbollin mund ta shoh se ishte një lojë e bukur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat