Ronaldo më i shpejti

Botërori 2018

Ronaldo më i shpejti

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:07
Ronaldo më i shpejti

Sot fillon raundi çerekfinal i Botërorit të Rusisë. Në pritje të verdikteve të mbetura për t’u zbuluar, spanjollja “AS” ka bërë skanerin fizik të sfidave të 1/8 finale të këtij turneu. Një analizë e plotë në planin fizik të çdo lojtari dhe kombëtareje. Nëse i marrim në shqyrtim të gjithë lojtarët e raundit të shkuar të Kupës së Botës, ata kanë përshkuar një total prej 11.863 kilometra, më shumë distancë se sa midis Rio de Janeiro dhe Moskës.

Rusia qëndron sërish e para në këtë lloj renditjeje, me më shumë kilometra të përshkuara, 477 km, e ndjekur nga Danimarka me 463 km dhe Anglia 456 km. 92.23% e kilometrave janë përshkuar nga lojtarët titullarë (startues), ndërsa 7.77% janë në këmbët e lojtarëve që kanë ardhur si zëvendësues nga stoli. Mbrojtësit dhe mesfushorët kanë mbuluar pjesën më të madhe të asaj distance (përkatësisht 37.85% dhe 38.49%). Përqindja e mesfushorëve është zvogëluar në krahasim me raundin e mëparshëm.

Cristiano Ronaldo (Portugali) dhe Ante Rebiç (Kroaci) janë më të shpejtët në turne, duke arritur një shpejtësi prej 33.98 km / h. Ai që ka “udhëtuar” më shumë është Christian Eriksen (Danimarkë), me 51.831 metra. Lojtari i Tottenham ka 3.5 km më shumë se rivali i tij më i afërt, Zobnin (48.267 metra). Dy anëtarë të skuadrës spanjolle janë në pozitën e katërt dhe të pestë: Isco (45.281 metra) dhe Jordi Alba (44.446 metra).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat