(E plotësuar) - Kolumbia ka fituar bindshëm 3-0 ndeshjen ndaj Polonisë, duke shpresuar për kalimin e fazës së grupeve me një fitore ndaj Senegalit.
Për kolumbianët shënuan Mina, Falcao dhe Cuadrado, në një ndeshje të dominuar prej tyre.
Ndërkohë, polakët e pafuqishëm i dhanë lamtumirën Rusisë pas një kompeticioni shumë zhgënjyes për ta. Lewandowski me shokë humbën edhe ndeshjen e parë ndaj Japonisë, duke mos pasur asnjë shans tashmë për kalimin e grupit.
Kolumbia trefishon epërsinë ndaj Polonisë
Kolumbia tani po udhëheq 3 me 0 ndaj Polonisë në Botërorin “Rusia 2018”. Cuardado ka shënuar golin e tretë
Ishte Falcao ai që shënoi për Kolumbinë në minutën e 70 për 2 me 0.
Kolumbia dyfishon epërsinë, Falcao shënon gol të bukur në Botëror
Kolumbia ka shënuar një tjetër gol kundër Polonisë. Për 2-0 realizoi Radamel Falcao në minutën e 70-të.
Mina i jep epërsinë Kolumbisë ndaj Polonisë
Në “Kazan Arena” po luhet sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.
Kolumbia e mbyll me fitoren 1-0 pjesën e parë,
Ishte Mina që në minutën e 40-të me një gjuajtje të saktë me kokë zhbllokoi rezultatin dhe i jep epërsinë kolumbianëve.
Mina i jep epërsinë Kolumbisë ndaj Polonisë
Kolumbia ka kaluar në epërsi ndaj kombëtares evropiane, Polonisë.
Ishte Mina ai që shënoi në minutën e 40 me kokë pas asistimit nga James Rodriguez.
Kolumbia deri tani ka dominuar Poloninë.
Nis sfida në “Kazan Arena”, Polonia dhe Kolumbia me synimin e vetëm 3 pikët
Po luhet në stadiumin “Kazan Arena” ndeshja e Grupit H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.
1′ Ka nisur sfida
Poloni-Kolumbi, formacionet zyrtare
Në “Kazan Arena” do të luhet mbrëmjen e sotme sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.
Në takimet e para të dy ekipet kanë pësuar humbje, ndaj kush humbet sonte eliminohet matematikisht, pasi Japonia dhe Senegali kanë nga 4 pikë.
Për takimin që nis në orën 20:00 të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.