Lëv: Shpirt reagimi pas humbjes me Meksikën

Botërori 2018

Lëv: Shpirt reagimi pas humbjes me Meksikën

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:48
Hoakim Lëv

Ekipi im është në formë të shkëlqyer fizike, deklaroi trjaneri gjerman, Hoakim Lëv përpara ndeshjes së sotme kundër Suedisë.

”Të gjithë janë të motivuar të fitojnë kundër kampionëve në fuqi të botës dhe është e vështirë të ruash famën dhe përqëndrimin”, theksoi Lëv në një konferencë shtypi.

“Për të mundur Suedinë duhet të tregojmë më tepër energji dhe një gjuhë të ndryshme trupore. Jam i sigurtë se do të demonstrojmë një shpirt reagimi pas humbjes me Meksikën. Gjermania është krijuar për të bërë diferencën”, shtoi ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat