Petkoviq vlerëson lart Shaqirin

Botërori 2018

Petkoviq vlerëson lart Shaqirin

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 23:31
Vladimir Petkoviq

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka lavdëruar paraqitjen e Xherdan Shaqirit pas fitores prej 1 me 2 ndaj Serbisë.

Ishin Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që e mposhtën Serbinë në Rusi, duke shënuar të dy golat për Zvicrën.

“Besoj se ai zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme. Ai ka një dëshirë të zjarrtë për të luajtur futboll, ai dëshiron t’i futet punës dhe të bëjë punën më të vështirë, dhe kjo vlen edhe për ndeshjen e ardhshme. Ai me të vërtetë mbaroi ndeshjen me efektivitet të lartë”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka bërë thirrje që politika duhet të qëndrojë gjithmonë jashtë sportit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat