Zanetti: Icardi e meritoi një rast

Botërori 2018

Zanetti: Icardi e meritoi një rast

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:29
Zanetti: Icardi e meritoi një rast

Ish futbollisti i mirënjohur argjentinas, Javier Zanetti, është shprehur kritikë dhe mendon se lënia jashtë e Mauro Icardit ka qenë gabim nga përzgjedhësi. “Tashmë e kam thënë dhe e përsëris: Mauro e meritoi një rast për ata që ka bërë dhe po bën”, ka thënë Zanetti. “Do doja ta shikoja atë këtu në Rusi. Ai është  i ri dhe ka një të ardhme të madhe para tij. Ai do ketë një tjetër mundësi të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës. Sampaoli? Kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj, por i duhet kohë pasi kualifikimet ishin të vështira. Kishte një ndryshim trajneri dhe jo gjithçka mund të arrihet brenda natës. Ndeshja e ardhshme ndaj Kroacisë është një test i rëndësishëm”, tha Zanetti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat