Neymar dëmtohet me Zvicrën, ndjen dhembje në këmbën e operuar

Botërori 2018

Neymar dëmtohet me Zvicrën, ndjen dhembje në këmbën e operuar

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:07
Neymar

Shkelmat e marra nga futbollistë e Zvicrës duket se kanë bërë punën e tyre, pasi braziliani Neymar ka hyrë thuajse i përlotur në dhomat e zhveshjeve nga dhimbjet, duke alarmuar stafin teknik të skuadrës që sheh se si lojtari rrezikon një dëmtim të ri.

Meqë ndjente dhimbje në këmbën e operuar, ai telefonoi menjëherë mjekun Rodrigo Lasmar, personin i cili e operoi në muajin shkurt dhe që ishte i pranishëm në stadium si pjesë e delegacionit të Federatës.

Neymar ndjente dhimbje pikërisht te pjesa ku i ishte nënshtruar operacionit dhe fillimisht dyshoi se mos kishte përsëritje të dëmtimit të vjetër.

Në dhomat e zhveshjeve të stadiumit, doktori e kontrolloi me qetësi dhe u kuptua që thjesht kishte marrë një goditje, asgjë më shumë.

Gjithsesi, Neymar doli nga stadiumi me këmbën e fashuar, për të mos rrezikuar, edhe pse i lehtësuar që këtë radhë kishte shpëtuar mirë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat