Neymar: Zviceranët luajtën ashpër ndaj meje

Botërori 2018

Neymar: Zviceranët luajtën ashpër ndaj meje

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:10
Ilustrim

Futbollisti brazilian ka kërkuar nga gjyqtarët të marrin masa ndaj futbollistëve që bëjnë ndërhyrje të ashpra në të.

Neymar ishte futbollisti më i fauluar në një Botëror që nga viti 1998, pasi në ndeshjen me Zvicrën ai u ndal në mënyrë të palejueshme plot 10 herë. Rekordin si futbollisti më i fauluar e mbanë, Alan Shearer i cili në Botëroin 98’ ishte fauluar 11 herë brenda një ndeshjeje.

Braziliani është ankuar se ndërhyrjet ndaj tij kanë qenë të ashpra dhe i kanë shkaktuar dhimbje dhe ka kërkuar nga gjyqtarët të marrin masa ndaj futbollistëve që luajnë në atë mënyrë.

“Më goditën disa herë dhe kisha dhimbje, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Pasi të ftohet trupi, fillon të ndjesh më shumë dhimbje, por gjithçka është në rregull”, ka thënë Neymar.

“Mua më takon të luaj futboll, ndërsa gjyqtarët duhet të merren me punët e tjera. Është normale të faulohesh, por nëse shkon numri kaq i madh i faulave atëherë duhet t’u kushtosh vëmendje futbollistëve”, ka theksuar ai.

Brazili dhe Zvicra luajtën 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme të Grupit E.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat