Ish-futbollisti kroat, Robert Prosineçki e ka dhënë mendimin e tij rreth fituesit të Kupës së Botës, e cila fillon sot.
“Kampioni botëror duhet kërkuar në mesin e tri-katër kombëtareve. Për mua, favoriti kryesor është Brazili, pastaj, gjermanët gjithmonë janë aty, për të vazhduar më tej me Francën e Spanjën”, ka thënë Prosinecki, i cili befason me fjalët për Argjentinën.
“Shumëkush thotë se Argjentina është favorite, por për mua nuk është ashtu”, ka thënë ish-mesfushori kroat, aktualisht përzgjedhës i Përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës.