Këtë fundjavë, temperaturat deri ne 31 gradë

Aktuale

Këtë fundjavë, temperaturat deri ne 31 gradë

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut.

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë normale duke i ruajtur këto vlera edhe për një periudhë kohore. Indeksi UV do të jetë mbi vlerat e normales, kështu që preferohet nga ora 10-16 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat