Trump akuzon komunitetin mysliman për mosbashkëpunim pas masakrës së Orlandos

Amerika

Trump akuzon komunitetin mysliman për mosbashkëpunim pas masakrës së Orlandos

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 21:14
Donald Trump

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump akuzoi sot komunitetin mysliman, të pranishëm në SHBA, për mosbashkëpunim me autoritetet për të dënuar të dyshuarit, si rasti i agresorit të Orlandos, Omar Mateen, i cili vrau 49 persona në një klub homoseksualësh.

Ndërsa, demokratja Hillary Clinton e ka rindezur debatin mbi lehtësimin e aksesit të armëve të zjarrit në SHBA, republikani kritikoi komunitetin mysliman në SHBA dhe jashtë territorit të saj, në të njëjtën mënyrë siç u shpreh pas sulmeve terroriste në Paris dhe në San Bernandino vitin e kaluar.

“Ne kemi nevojë për qendra të shërbimeve sekrete pasi njerëzit në komunitetet ku jetojnë këta persona janë të vetëdijshëm se fshihet diçka e mistershme tek ta”, pohoi Donald Trump në një intervistë telefonike me CNN-in.

”Por, ato nuk i telefonojnë policisë, nuk i denoncojnë këto akte pranë FBI-së. Komuniteti mysliman duhet të dënojë këtë kontigjent personash. Ka mijëra persona që jetojnë në SHBA dhe që ndiejnë të njëjtën urretje në zemër si ai kontigjent, që ne duhet të dimë se cili është”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat