Vjena kërkesë BE-së për zgjatjen e kontrolleve në kufijtë e hapësirës Schengen

Bota

Vjena kërkesë BE-së për zgjatjen e kontrolleve në kufijtë e hapësirës Schengen

Më: 30 prill 2016 Në ora: 15:27

Austria deklaroi sot se është në fazë bisedimesh me Bashkimin Evropian për të zgjatur në kohë kontrollet në kufijtë e përcaktura si të përkohshme vitin e kaluar në hapësirën Schengen, për frenimin e fluksit të migrantëve.

“Bëj me dije se jemi në fazë diskutimesh me Komisionin Evropian dhe partnerët tanë evropianë për këtë çështje”, deklatoi për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme austriake, Karl-Heinz Grundboeck.

Sipas mediave gjermane, disa vende evropiane po ushtrojnë presion pranë Brukselit për të mundësuar një zgjatje për një periudhë gjashtë mujore të kontrolleve të përkohshme brenda hapësirës Schengen. Ky autorizim i posaçëm pritet të përcaktohet më 13 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat