Argjentinë, protestohet kundër reformave të presidentit (Foto)

Bota

Argjentinë, protestohet kundër reformave të presidentit (Foto)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:05

Mijëra protestues kanë organizuar protestë të zhurmshme kundër reformave ekonomike të vendosura nga presidenti argjentinas Mauricio Macri, të cilat kanë rezultuar me humbjen e vendeve të punës të mijëra njerëzve.

Demonstrata u organizua nga dy sindikatat më të mëdha të punës, CGT dhe KRRT-së, të cilët ishin bashkuar kundër reduktimit të shpenzimeve nga ana e presidentit, në vendet e punës në sektorin privat dhe atë publik.

Sipas sindikatave, mbi 100,000 punëtorë kanë humbur vendet e punës në sektorin publik dhe privat që kur Macri kishte ardhur në pushtet.

Por presidenti thotë se reformat e rrepta janë të nevojshme për të rivendosur ekonominë e dëmtuar Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat