Irani i gatshëm të punojë me sauditët kundër ISIS-it

Bota

Irani i gatshëm të punojë me sauditët kundër ISIS-it

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:26

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Javad Zarif, u shpreh sot se vendi i tij dhe Arabia Saudite mund të punojnë bashkë, kryesisht kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri dhe të tejkalojnë tensionet që peshojnë rëndë në sigurinë rajonale.

“Asgjë nuk përjashton që Irani dhe Arabia Saudite mund të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë të përbashkët”, deklaroi ai në konferencën mbi sigurinë në Mynih, ku nodhet edhe homologu i tij saudit, Adel al Jubeir.

“Ne përballemi me kërcënime të përbashkëta. Grupi Shteti Islamik, Al Nosra, ekstremistët në përgjithësi përbëjnë po aq kërcënim për vëllezërit tanë të Arabisë sa edhe për pjesën tjetër të rajonit. Ne jemi të lidhur nga një fat i përbashkët”, theksoi shefi iranian i diplomacisë.

Sipas tij, “dy vendet kanë një interes të përbashkët që Siria të jetë stabël, multietnike, multifetare dhe jo terroriste”.

Dy vendet përpiqen të kenë supremaci në rajon. Arabia Saudite mbështet rebelët sunit në Siri ndërsa Irani që është shiit mbështet regjimin e presidentit Bashar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat