Merkel shpreson në avancimin e shpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së

Bota

Merkel shpreson në avancimin e shpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 18:52

​Angela Merkel njoftoi sot se një grup i vendeve të BE-së mund të bien dakort për shpërndarjen e një kontigjenti më të madh refugjatësh sesa ishte parashikuar në këmbim të intensifikimit të monitorimeve nga ana e Ankarasë kundër migracionit të paligjshëm.

Kancelarja gjermane nuk parashtroi listën e këtyre vendeve që do të takohen me Turqinë në prag të samitit të ardhshëm të udhëheqësve evropianë në Bruksel më 18 dhe 19 shkurt, që pritet të kenë në fokus të bisedimeve fluksin e paprecedentë të migrantëve prej vitit 1945 në Evropë.

“Ka një grupim të vendeve të BE-së që mund të shprehen të gatshëm mbi bazën e vullnetarizmit të pranojnë ende një kuotë të caktuar refugjatësh në territorin e tyre”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi pas takimit në Berlin me homologen polake, Beata Szydlo.

“Deri më tani, evropianët me shumë vështirësi pranuan verën e kaluar të shpërndanin midis tyre një kontigjent deri në 160.000 migrantë të ardhur në Greqi dhe në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat