SHBA: Debat i republikanëve para votimit të së martës

Bota

SHBA: Debat i republikanëve para votimit të së martës

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:15

Shtatë kandidatë republikanë për president të Shteteve të Bashkuara janë ballafaquar mbrëmë vonë në debatin në Nju Hempshër, para votimit partiak në këtë shtet më 9 shkurt.

Njëri nga kandidatët kryesorë për nominim republikan, Donald Trump, i cili pat propozuar ndaljen e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, tha se e ka temperamentin më të mirë prej kandidatëve që garojnë për president dhe se kandidatët e tjerë republikanë “do të jenë shumë më të shpejtë” në përdorimin e armatimit atomik se sa ai.

Por, zoti Trump tha se ai do ta kthente teknikën e hetimit me anë të zhytjes së kokës në ujë dhe metoda të tjera shumë më të “këqia” për terroristët.

Kandidati Ted Cruz e ka mbështetur bombardimin e hapësirave nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, që përfshijnë fushat e naftës, infrastrukturën, lidhjet dhe lokacionet kryesore në Raka të Sirisë.

Senatori nga Florida, Marco Rubio, është ballafaquar me kritika nga rivalët e tjerë republikanë, të cilët thanë se ai nuk është i gatshëm për president.

Në këtë debat morën pjesë edhe guvernatori i Ohajos, Jon Kasich, guvernatori i Nju Xherzit, Chris Christie, ish-guvernatori i Floridës, Jep Bush, dhe kirurgu i pensionuar, Ben Carson.

Biznesmenja Carly Fiorina, e cila dështoi t’i plotësoj kërkesat kualifikuese të rrjetit nikoqir, ABC TV, e ka publikuar një kumtesë ku tha se procesi i debatit është “thyer”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat