Tërheqja e planifikuar e trupave amerikane nga Afganistani, sipas komandantit të NATO-s në vendin e shkatërruar nga lufta, do t’i dëmtojë përpjekjet për trajnimin e forcave afgane.
Gjenerali amerikan, John Campbell, i cili është në fund të mandatit të tij në Afganistan për shkak të moshës së pensionimit, ka thënë se plani për reduktimin e trupave nga 9 mijë e 800 në 5 mijë e 500, do ta “kufizonte” kapacitetin për mbështetjen e forcave lokale.
“Për të vazhduar së ndërtuari forcat afgane të sigurisë, ne duhet të bëjmë disa përshtatje me numra” ka thënë ai para Komutetit i shërbimeve ushtarake në Senat.
Kryetari i Komitetit, John McCain, tha se me redukrimin, nuk do të mbesin numra të mjaftueshëm ushtarësh për t’i trajnuar ushtarët afganë dhe për të kryer operacione kundër terrorizmit.
Campbell tha se e tëra do të varet nga ajo se sa shpejt do të përmirësohen trupat afgane. Nëse trupat afgane nuk trajnohen, sipas tij, ka gjasë që numri i trupave amerikane, të rritet.
Publikimi i informatave se mund të zvogëlohet prania ushtarake amerikane në Afganistan, sipas Campbell, mud t’ia lejoj armikut që “të na pret jashtë”.
Campbell pritet të zëvendësohet nga gjenerali John Nicholson.