Francë: Kidnapohet drejtori i bankës së bashku me familjen

Bota

Francë: Kidnapohet drejtori i bankës së bashku me familjen

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 21:09

Në qytetin verior francez Roubaix, në kufij me Belgjikën, në mbrëmjen e së Martës, 24.11.2015, policia ka bërë me dije se janë marrë disa pengje.

Momentalisht njoftohen se ka edhe të shtëna të herëpashershme, ndërsa vendi është rrethuar nga forcat policore. Sipas mediave të huaja, është arrestuar një direktor bankar dhe familja e tij, ndërsa për shpëtimin e tyre janë aktivizuar edhe forcat elitë franceze, Raid.

"Në bazë të informacioneve tona nuk bëhet fjalë për terrorizëm," tha mes tjerash zëdhënësi policor, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për marrje pengjesh nga organizatat kriminale, jo të lidhura me ISIS./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat