Rusia “përshkallëzon” aktivitetet në Siri, Stoltenberg: Aleanca, e gatshme të vendosë forca në Turqi

Bota

Rusia “përshkallëzon” aktivitetet në Siri, Stoltenberg: Aleanca, e gatshme të vendosë forca në Turqi

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:15

(E plotësuar)- NATO-ja është gati të dërgojë trupa në Turqi nëse është e nevojshme, tha sot shefi i Aleancës, pas tensioneve të reja me Rusinë për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit në Siri.

“Turqia është një aleat shumë i përgatitur, por sigurisht që NATO-ja është gjithnjë gati të rrisë cilësinë dhe suportin”, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Turqinë, duke analizuar nëse ka ndonjë nevojë për të bërë më shumë”, vazhdoi ai.

“Ne kemi rritur aftësinë tonë për të suportuar dhe ndihmuar të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe ata që janë shumë pranë dhunës dhe trazirave, si rasti i Turqisë. Pra nëse është e nevojshme ne do dërgojmë trupa”, theksoi Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbajti këto deklarata pas një takimi të ministrave të mbrojtjes mbi konfliktin katër vjeçar sirian, që javën e fundit hyri në një fazë të re pas fillimit të sulmeve ajrore të Rusisë.

****

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka “përshkallëzim shqetësues” të veprimtarisë ushtarake ruse në Siri.

Duke folur para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel, Stoltenberg ka thënë se aleanca është e gatshme të vendosë forca në Turqi, nëse është e nevojshme, pasi avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore.

“Në Siri kemi parë përshkallëzim shqetësues të aktiviteteve ushtarake ruse. Ne do t’i vlerësojmë zhvillimet e fundit dhe implikimet e tyre në sigurinë e aleancës”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve rebele në Siri, më 30 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat