Kievi arrin marrëveshje për rikonstruktim të borxhit

Bota

Kievi arrin marrëveshje për rikonstruktim të borxhit

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 12:24

Ministrja e Financave të Ukrainës, Natalie Yaresko thotë se Kievi ka arritur marrëveshje për rikonstruktimin e borxhit me kreditorët ndërkombëtarë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Kievit do t’i shlyhen 18 miliardë dollarë borxh, ndërkaq pjesa tjetër do të zgjatet deri në vitin 2019.

Ajo tha se në marrëveshje përfshihet shlyrja prej 20 për qind e borxhit, mbi parimin e objektivave të vendosura në programin e shpëtimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Të gjithë kanë dalë mirë nga kjo marrëveshje. Prandaj ajo është bashkëpunuese. Këtu të gjithë palët janë fitues. Ne tash po lëvizim përpara”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat