E mitura rrahet nga familja pasi refuzoi të martohej me 78 vjeçarin

Bota

E mitura rrahet nga familja pasi refuzoi të martohej me 78 vjeçarin

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:30

​Një 14 vjeçare është rrahur nga familjarët e saj pasi, e njëjta, kishte refuzuar të martohet më 78 vjeçarin në Moroto
Pavarësisht nga ligjet që ndalojnë fëmijën dhe martesat e detyruara në Ugandë, praktika ende është e shfrenuar në Karamoja (rajon në Uganda të Afrikës Lindore), Amudat, Nakasongola dhe Napak, rajone këto shumë të goditura nga ky fenomen.
Kjo u bë e njohur gjatë një takimi me liderët e Karamoja-s, se si të ndalohet kjo praktikë, ku sipas të cilëve rreth 20 raste në javë raportohen për martesa të detyruara në moshë të mitur, shkruan Dailymonitor, transmeton lajmi.net.
Prindërit në Karamoja ende kanë një sjellje negative sa i përket edukimit të vajzave duke i detyruar ato që të martohen në mënyrë që ata mund të marrin prej tyre para dhe të bëjnë ferma të kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat