Hera e parë: ISIS-i ua heq kokën dy femrave

Bota

Hera e parë: ISIS-i ua heq kokën dy femrave

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:26

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) i ka vrarë dy femra dhe burrat e tyre me heqje koke në Siri, që është hera e parë që në këtë mënyrë janë vrarë fermat civile, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Mëtutje, ky grup monitorues ka theksuar se gratë dhe burrat e tyre ishin akuzuar për “magji”.

Observatori thotë se ekzekutimet kanë ndodhur dje dhe pardje në provincën lindore, Deir al-Zor.

Observatori sirian për të drejatat e njeriut me seli në Londër e monitoron situatën ë Siri duke i shfrytëzuar burimet në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat