Djali i ish-presidentit rrezikon burgim përjetë për trafik droge

Bota

Djali i ish-presidentit rrezikon burgim përjetë për trafik droge

Më: 24 maj 2015 Në ora: 21:16

Fabio Porfirio Lobo, një prej djemve të ish-presidentit të Hondurasi, Porfirio Lobo, është akuzuar në Nju Jork, për trafikim të kokainës. Ngritja e aktakuzës është bërë 48 orë pas arrestimit të tij në Haiti, ndwrkohw nëse Fabio Porfirio Lobio shpallet fajtor rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet se me persona të tjerë ka bashkëpunuar me qëllim që të importojë dhe të shpërndajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së paku pesë kilogramë kokainë ndërmjet viteve 2009 dhe 2014, thuhet në një komunikatë të prokurorit të Manhattanit, Preet Bharara.

Babai i tij ka qenë president ndërmjet viteve 2010 dhe 2014.“Të jesh i biri i një ish-zyrtari të lartë nuk do të thotë se ju duhet të jeni mbi ligjin”, ka theksuar ndër të tjera prokurori Bharara.Fabio.

Porfirio Lobo ishte arrestuar natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Haiti nga autoritetet haitiane, të ndihmuara nga agjentët amerikanë të Agjencisë Federale Antidrogë (DEA), dhe pas arrestimit është transferuar drejt New Yorkut .

Arrestimi i tij hyn në kuadër të ofensivës së ndërmarrë nga presidenti i ri i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, kundër trafikuesve të drogës, të cilët e përcjellin mallin e tyre nga vendet e Amerikës Jugore drejt Shteteve të Bashkuara.

Trafikuesit e drogës mbahen përgjegjës për rreth 70 për qind të vdekjeve të dhunshme në vendin e tij. Numri i vrasjeve në Honduras, vendi që nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si më i rrezikshmi në botë, është 68 për 100.000 banorë, thekson Observatori i Dhunës i Universitetit Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat