ISIS ka vrarë 40 njerëz në qytetin antik Palmira

Bota

ISIS ka vrarë 40 njerëz në qytetin antik Palmira

Më: 24 maj 2015 Në ora: 15:06

Pjesëtarët e ISIS-it kanë vrarë së paku 400 njerëz, shumica nga ta gra dhe fëmijë në qytetin e lashtë të Sirisë Palmira, bën me dije televizioni shtetëror i Sirisë.

Aktivistët e opozitës konfirmojnë nëpër rrjetet sociale se trupat e qindra të vrarëve mund të shihen në rrugët e qytetit, prej kur që të mërkurën e kanë marrë nën kontroll eksremistët, transmeton Reuters.

Xhihaditëtt që kanë shpallur Kalifatin vitin e kaluar në territorin e Sirisë dhe Irakut, e kanë përshkuar në këmbë rrugën për në Palmira.

Ky qytet gjendet në listën e UNESCO-s si trashëgimi kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat