Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulm

Bota

Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulm

Më: 19 maj 2015 Në ora: 17:51

Nga Kabuli i Afganistanit raportohet se nga një eksplodim i fuqishëm afër një hapësire tregtare, janë vrarë së paku 5 vetë.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Ebadullah Karimi, tha se shpërthimi i sotëm, i cili qartas për cak e kishte Ministrinë e drejtësisë, ka ndodhur në vendin e parkimit të makinave të ministrisë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, të cilët nëpërmjet një deklarate thanë se kanë synuar t’i vrajnë gjyqtarët dhe prokurorët “skllavë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat