HRW: Arabia Saudite ka përdorur bomba thërmuese në Jemen

Bota

HRW: Arabia Saudite ka përdorur bomba thërmuese në Jemen

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:25

Arabia Saudite po përdor bomba thërmuese kundër rebelëve huthi të Jemenit, armë e ndaluar me një marrëveshje të ratifikuar nga 91 shtete, deklaroi sot organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW).

“Fotografi dhe video të ndryshme tregojnë se këto bomba janë përdorur gjatë sulmeve ajrore në veri të Jemenit”, tha HRW-ja.

Sulmet ndodhën në provincën Saada, bastion i rebelëve huthi.

“Sulmet ajrore nën drejtimin saudit kanë goditur zona pranë fshatrave duke rrezikuar jetën e banorëve”, tha Steve Goose, drejtor në HRW.

Konventa e vitit 2008 për Municionet Thërmuese ndalon përdorimin e këtyre bombave, që mund të rrezikojnë për vite të tëra jetën e njerëzve pasi, sipas karakteristikave që kanë, jo të gjitha prej tyre shpërthejnë.

Por, Arabia Saudite, Jemeni dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar këtë konventë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat