Tre persona nxirren të gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Bota

Tre persona nxirren të gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Më: 3 maj 2015 Në ora: 14:25

Dy meshkuj dhe një grua janë nxjerrë nga rrënojat tetë ditë pas tërmetit katastrofal në Nepal, njoftuan autoritetet lokale.
Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se policia dhe ushtria kanë shpëtuar tre persona që ishin prej tetë ditësh nën rrënoja në provincën Sindupalçovk, në verilindje të kryeqytetit Katmandu.

Ata janë transferuar në një spital të afërt ushtarak për ndihmë mjekësore, transmeton agjencia e lajmeve AP.

I njëjti burim njoftoi se janë gjetur edhe 50 trupa në malet e goditura nga orteku i borës.

Druhet se bilanci momental prej 7,056 të vdekurve nuk është definitiv, pasi që një fshat i tërë ka mbetur nën borën e ortekut, thanë zyrtarët, duke shtuar se ka edhe shumë persona të tjerë që konsiderohen të zhdukur.

Orteku e ka fshirë nga faqja e dheut tërë fshatin Langtang, dnërsa shpëttmtarët kanë gjetur vetëm gjësende personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat