Dy zyrtarë arrestohen për korrupsion në mes të takimit të Qeverisë ukrainase

Bota

Dy zyrtarë arrestohen për korrupsion në mes të takimit të Qeverisë ukrainase

Më: 25 mars 2015 Në ora: 13:39

Dy zyrtarë të lartë të shërbimit ukrainas të Situatave Emergjente janë arrestuar për korrupsion të mërkurën në mes të takimit të Qeverisë.

Drejtori i Shërbimit shtetëtor për Situata Emergjente, Sergei Bochkovski dhe ndihmësi i tij Vassyl Stoietski janë prangosur dhe arrestuar para syve të shumë gazetarëve gjatë takimit, pasi akuzohen se kanë bërë blerje publike “me çmime shumë më të larta”, përfshirë këtu edhe nga gjiganti rus i naftës “Lukoil”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat