SHBA: Katër të burgosur të Guantanamos – në Afganistan

Bota

SHBA: Katër të burgosur të Guantanamos – në Afganistan

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 18:19

Pentagoni thotë se katër të burgosur në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Guantanamo Bay në Kubë, janë riatdhesuar në Afganistan.

Në njoftimin e sotëm të Pentagonit theksohet se të katër personat e burgosur janë dërguar në Afganistan, pasi gjërësisht është rishqyrtuar rasti i tyre.

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se të burgosurit ishin dërguar gjatë natës me aeroplan ushtarak amerikan në kryeqytetin Kabul në Afganistan dhe u janë dorëzuar autoriteteve afgane.

Kur u bë president i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pat premtuar mbylljen e burgut, që është i vendosur në territorin e Kubës, duke thënë se ai e ka dëmtuar imazhin amerikan në gjithë botën.

Por, premtimin e para gjashtë vitesh, Obama nuk arriti ta realizoj, pjesërisht edhe për shkak të pengesave në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat