Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 45 të vrarë

Bota

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 45 të vrarë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:50

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës në një ndeshje të volejbollit në provincën Paktika, janë vrarë së paku 45 vetë.

Zëdhënësi i qeverisë lokale, Mokhis Afghan, tha se sulmi ka ndodhur sot gjatë një takimi të volejbollit, që ndiqej nga një turmë e madhe njerëzish.

Ky zëdhënës tha se sulmuesi kishte ecur në mesin e turmës dhe e kishte aktivizuar eksplozivin.

Sipas tij, shumica e të vrarëve ishin civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat