SHBA “të shqyrtojë ndihmën vdekjeprurëse" për Ukrainën

Bota

SHBA “të shqyrtojë ndihmën vdekjeprurëse" për Ukrainën

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 08:50

Një ndihmës i lartë i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni duhet të rishikojë politikën e tij të mosofrimit të ndihmës vdekjeprurëse për Ukrainën, e cila po lufton separatistët pro-rusë në lindje.

Tony Blinken, zëvendëskëshilltar për sigurinë kombëtare, ka përmendur “shkelje serioze” të Marrëveshjes së Minskut nga Moska.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Rusia, Ukraina dhe rebelët, ka vendosur armëpushim dhe ka përcaktuar hapat drejt paqes.

Blinken ka thënë se ndihma vdekjeprurëse për Kievin mund ta nxisë Moskën “që të mendojë dy herë dhe të përmbahet nga veprimet e mëtejshme”.

NATO akuzon Rusinë për dërgimin e tankeve dhe trupave në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat