Kandidati ukrainas për deputet, qëllohet me granatë

Bota

Kandidati ukrainas për deputet, qëllohet me granatë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:54

Kandidati për deputet në zgjedhjet në Ukrainë, Volodymyr Borysenko, është qëlluar me armë zjarri dhe me një granatë, në orët e vona të hënën, derisa po largohej nga shtëpia e tij.

Borysenko, i cili vjen nga partia e Kryeministrit, Arseny Yatseniuk, ka mbijetuar, sepse kishte rroba anti-plumb.

Borysenko, është dërguar në spital, për shkak stresit që ka marrë nga sulmi.

"Së pari është shtënë në të, pastaj një granatë dore është gjuajtur para këmbëve të tij,”, thuhet në deklaratën lëshuar nga partia e tij.

Policia në anën tjetër, e ka përshkruar bombën si granatë, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Borysenko është kandidat për deputet në parlamentin e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat