Afganistani dhe Turqia e kanë nënshkruar marrëveshjen strategjike

Bota

Afganistani dhe Turqia e kanë nënshkruar marrëveshjen strategjike

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 21:26

Turqia dhe Afganistani sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim strategjik, në fushën e sigurisë, rikonstruktimit, tregtisë dhe investimeve.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës njëditëshe të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Kabul. Kjo ishte vizita e parë e shefit të shtetit të Turqisë në Afganistan, në afro 60 vitet e fundit.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë në Kabul, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe zoti Erdogan, thanë se marrëveshja parasheh edhe investime të mëdha të Turqisë në sektorin e minierave në Afganistan.

Turqia ka luajtur rrol të rëndësishëm në mbështetjen e Afganistanit në aspektin ushtarak, ekonomik dhe atë të rikonstruktimit, prej përmbysjes së regjimit taliban në vitin 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat