Kinë: Është vrarë imami proqeveritar në Kashgar

Bota

Kinë: Është vrarë imami proqeveritar në Kashgar

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:14

Një imam proqeveritar në një xhami të vjetër në qytetin Kashgar, në pjesën perëndimore të Kinës, është vrarë.

Imami Juma Tahir, pjesëtar i komunitetit ujgur,është vrarë dje në xhaminë ku falej.

Mediat e Kinës për këtë vrasje kanë raportuar sot, por nuk kanë dhënë detaje.

Kjo vrasje u bë pasi një grup i madh i njerëzve me thika dhe shkopinjë, e ka sulmuar një stacion të polciisë dhe ndërtesa të qeverisë në qytetin Eliksu, afro 200 kilometra nga Kashgari, para tri ditësh.

Mediat kineze kanë raportuar se policia i ka vrarë “disa pjesëtarë të turmës”.

Grupet ujgure në ekzil kanë konfirmuar se shumica e të vrarëve ishin ujgurë.

Ujgurët janë popullatë myslimane turke, që për shumë shekuj kanë jetuar në hapësirën Xinjiang.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat