Autoritetet në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit thonë se dy ushtarë janë vrarë nga forcat e Azerbajxhanit.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se forcat e armatosura në Azerbajxhan sulmuan pozicionet e Nagorno-Karabakut në pjesët veriore të rajonit sot, duke vrarë dy ushtarë të Nagorni-Karabakut.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka deklaruar se forcat armene kishin shkelur armëpushimin 96 herë në 24 orët e fundit.
Rreth 20 ushtarë nga të dy anët janë vrarë në incidente nga të shtënat deri më tani vetëm gjatë këtij viti.