Joe Biden arrinë në Kiev

Bota

Joe Biden arrinë në Kiev

Më: 21 prill 2014 Në ora: 14:51

Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Kiev të Ukrainës, ku do të realizoj një vizitë dy-ditore, për të biseduar atje me udhëheqësit ukrainas dhe me pjestarë të shoqërisë civile në lidhje me situatën në Ukrainë.

Biden në Kiev, pritet që të takohet me ushtruesin e detyrës së presidentit ukrainas Oleksandr Turchynov, si dhe me ushtruesin e detyrës së kryeministrit, Arseniy Yatsenyuk.

Biden në Ukrainë do të takohet me disa ligjvënës ukrainas, udhëheqës të organizatave joqeveritare por edhe me zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kiev.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi, ka bërë me dije se Biden do të diskutoj në Ukrainaë rreth përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Ukrainë, rreth situatës së krijuar nga seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainas si dhe do të ketë diskutime me qëllim të forcimit të ekonomisë ukrainase.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden gjatë këtyre takimeve, do të diskutoj edhe për reformën kushtetuese, procesin e decentralizimit si dhe rreth zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 25 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat