Iran: Refuzimi i vizës – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Bota

Iran: Refuzimi i vizës – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Më: 12 prill 2014 Në ora: 10:53

Zëdhënësi i misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara, Hamid Babaei, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për refuzimin e vizës për të nominuarin iranian për ambasador në Kombet e Bashkuara, është për “keqardhje”.
Mëtutje, zëdhënësi Babaei tha se ky vendim i Uashingtonit është në “kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se Kombeve të Bashkuara dhe Iranit u është thënë se “ne nuk do të japim vizë” për personin Hamid Abutalebi.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara refuzon t’i japë vizë këtij të nominuari për shkak të dyshimit se ai ka marrë pjesë në grupin e studentëve myslimanë, që i mbajti 52 amerikanë të rrëmbyer për 444 ditë, duke filluar në vitin 1979, kur ky grup e kishte okupuar Ambasadën amerikan në Teheran të Iranit.
Hamid Abutalebi ka këmbëngul se ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit në muajin nëntor të vitit 1979.
Por, ai ka pranuar se ka pasur një rol të kufizuar si përkthyes për studentët dhe personat e rrëmbyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat