Schroeder: BE s’është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Bota

Schroeder: BE s’është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Më: 10 prill 2014 Në ora: 19:37

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka thënë se objektiv i vërtetë i Qeverisë në Beograd është që Serbia, më së voni në vitin 2020, të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
“Bashkimi Evropian pa Ballkanin Perëndimor nuk është i plotë. Nisja e bisedimeve midis BE-së dhe Serbisë ka qenë jo vetëm për Serbinë, por edhe për Evropën, moment historik”, ka thënë Schroeder në hapje të Forumit Serbia - Gjermania, në Beograd.
Ai po ashtu ka vlerësuar marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo është hap i rëndësishëm jo vetëm për Serbinë, por edhe për krijimin e stabilitetit më të madh në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat