Letoni, Lituani: Suspendohen kanalet televizive ruse

Bota

Letoni, Lituani: Suspendohen kanalet televizive ruse

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:51

Letonia dhe Lituania i kanë suspenduar dy kanale të televizionit shtetëror të Rusisë, duke thënë se raportimi për krizën në Ukrainë ishte i njëanshëm.
Këshilli Kombëtar i Letonisë për Mediat Elektronike tha se prej sot e pezullon transmetimin e kanaleve RTR të Rusisë, për tre muajt e ardhshëm.
Poashtu, edhe autoritetet e Lituanisë kanë njoftuar se transmetimi i televizionit RTR – Planeta është suspenduar pjesërisht për shkak se programet e kësaj kompanie për Ukrainën janë treguar të njëanshme.
Komisionari për të drejtat e njeriut në Ministrinë e jashtme të Rusisë, Konstantin Dolgov, ka vlerësuar se veprimet e dy shteteve baltike ishin shkelje e së drejtës për të marrë informacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat