Shefi i OBSH-së i kërkon Izraelit të lehtësojë kufizimet për kalimin e ndihmave mjekësore në Gaza

Bota

Shefi i OBSH-së i kërkon Izraelit të lehtësojë kufizimet për kalimin e ndihmave mjekësore në Gaza

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:13
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i bëri thirrje të martën Izraelit që të heqë kufizimet për ndihmat në Gaza, duke ndërprerë kalimin e ndihmave mjekësore nga Egjipti për në Gaza nëpërmjet kanalit kryesor.

“Në një kohë kur populli i Gazës po përballet me urinë, ne i bëjmë thirrje Izraelit të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat të kalojnë”.

“Po të mos ketë ndihma që shkojnë në Gaza, ne nuk mund të vazhdojmë mbështetjen ton për spitalet dhe shpëtimin e jetëve në Gaza”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një konferencë për media në Gjenevë.

Tedros tha se masa kishte ndikuar në gjashtë spitale dhe nëntë qendra shëndetësore parësore dhe bëri që 70 strehimore të humbnin furnizimet e tyre mjekësore.

Izraeli kapi dhe mbylli pikën kufitare në Rafah mes Gazës dhe Egjiptit më 7 maj, duke ndërprerë një rrugë jetike për kalimin e njerëzve dhe ndihmave, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat