NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Bota

NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:23
Jens Stoltenberg

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 13 dhe 14 qershor, në një takim që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Kjo do të jetë hera e parë që në një samit të këtij niveli do të marrin pjesë edhe Finlanda e Suedia, dy shtetet më të fundit që i janë bashkuar aleancës.

Ky takim i paraprin atij të liderëve të NATO-s që do të zhvillohet në 9-10-11 korrik 2024 në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Samitet vijnë në një periudhë tepër të tensionuar për aleancën, teksa lufta në Ukrainë ka arritur një pikë kritike, ndërsa lufta në Gaza ka marrë gjithashtu një rrjedhë të vështirë, me vendimin e Izraelit për të vijuar misionin në Rafah, përkundër paralajmërimeve për të mos e bërë këtë.

Ndërkohë, forcat ushtarake të NATO-s vijojnë misionet në kufijtë e Aleancës, por edhe në pika nevralgjike si Adriatiku dhe Joni, ku mijëra trupa po zhvillojnë stërvitje për të treguar gatishmërinë për çdo rast, nëse do të jetë nevoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat