Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Bota

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Më: 13 maj 2024 Në ora: 19:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukrainasit kanë publikuar pamjet nga një operacion i suksesshëm, ku arritën të shkatërrojnë tanke dhe autoblinda ruse.

Ishte Brigada e 63-të e Motorizuar e cila në bashkëpunim me Brigadën e 60-të, kishte përgatitur një “befasi” për ushtarët rusë në afërsi të Tors’ke.

Si rezultat i këtij operacioni janë shkatërruar dhjetë njësi ruse me makineri të ndryshme luftarake, përfshirë pesë tanke dhe pesë autoblinda.

Në video shihen ukrainasit duke i goditur me artileri ushtarët rusë, që i godisnin me precizitet të paparë – ku shumë ushtarë të Vladimir Putinin iknin në të gjitha anët me shpresën se do t’i shpëtojnë predhave.

Tanket dhe autoblindat hidheshin në erë që në goditjen e parë, kurse pamjet janë filmuar nga ajri me dron dhe tregojnë momentet e kësaj beteje të ashpër. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat